Wednesday, April 20, 2016

Oficer Kredie i Lartë/Pogradec


Përgjegjësitë kryesore:

•Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor dhe identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania


•Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë


•Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues


•Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës


•Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes


•Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor


•Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë


•Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesaveZhvillon dhe mban njohuri shumë të mira mbi produktet


•Drejton gjetje të thelluara faktesh dhe analizash financiare dhe u sugjeron zgjidhje të mundshme aplikantëve për kredi


•Kryen verifikime kredie, bazuar në aprovimin e Komitetit të Riskut, mbi kreditë nën kodin e tij/saj dhe mbi kreditë e Oficerëve të tjerë nëse kërkohet


•Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion


•Kryen të gjitha detyrat dhe ndërmerr të gjitha përgjegjësitë e Drejtorit të Degës gjatë mungesës së tij sipas procedurës në fuqi për zëvendësimin e Drejtorit të Degës


•Mbështet Drejtorin e Degës në përgatitjen e raportimeve dhe në takimet ditore të degës, sa herë që i kërkohet



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved