Thursday, April 21, 2016

Përfaqësues Shitjesh


Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:

Përfaqësues Shitjesh


Agjencia e Punësimit ‘’Profesionisti’’, pjesë e ‘’Çelësi Media Group ‘’, ofron shërbime rekrutimi të fokusuara tek punëkërkuesit dhe bizneset e mesme dhe të mëdha. Ne kombinojmë më të mirën e praktikave aktuale globale të rekrutimit dhe vlerësimit me nivelin e shërbimit ndaj punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Profesionisti është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.


Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:


1.Rritur në mënyre të ndjeshme numrin e kontratave për shërbimet e rekrutimit që ofron Kompania;
2.Realizuar objektivat e shitjes të përcaktuara;


Përfaqësuesi i Shitjeve është një mundësie e shkëlqyer për të mësuar dhe për t’u zhvilluar nga ana profesionale, duke iu bashkuar një ekipi të përkushtuar dhe një biznesi profesional.


Përfaqësuesi i Shitjeve duhet të ketë një përvojë të mëparshme (të paktën 2 vjet) në shitje tek bizneset e mesme dhe të mëdha dhe një rrjet të konsoliduar kontaktesh të bizneseve në Tiranë. Të ketë aftësi te forta marketingu dhe shitje. Përbën avantazh eksperienca në sektorin e rekrutimit dhe/ose në sektorin e burimeve njerëzore, përfundimi i studimeve te larta dhe njohuri të gjuhëve te huaja, përkatësisht Anglisht dhe Italisht.


Aplikoni tek [email protected] me CV tuaj bashkangjitur



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved