Drejtor i Rrjetit të Degëve
Përgjegjësitë në drejtim të përcaktimit të strategjisë dhe planifikimin e biznesit për rajonin e tij / saj
Zbaton dhe monitoron planin e biznesit për rrjetin e degëve për të arritur objektivat e buxhetuara përmes aktiviteteve proaktive të biznesit, shërbimit dhe shitjes së kryqëzuar.
Përcakton strategjinë e degëve për t’u përshtatur me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
Identifikon vendet e mundshme, zhvendosjet, zgjerimin, rimodelimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme për degët.
Merr përsipër rolin udhëheqës në projekte të rëndësishme për zhvillimin e rrjetit.
Vepron si kujdestar i imazhit të markës në rrjetin e tij / saj të degëve.
Siguron që të gjitha aktivitetet dhe proceset në degë janë zbatuar në përputhje me procedurat dhe politikat e brendshme.
Organizon takime të rregullta me punonjësit e degës në mënyrë që t’i trajnojë ata të respektojnë dhe të zbatojnë vlerat korporatave të NOA dhe kodin e sjelljes dhe të veprojë në mënyrë rigoroze në përputhje me procedurat dhe politikat në fuqi.
Viziton rregullisht degët në mënyrë që të identifikohen në kohë mospërputhjet dhe / ose mashtrimet e mundshme.
Identifikon kërcënimet dhe mundësitë konkurruese, dhe udhëheq zhvillimin e planeve të veprimit për trajtimin e tyre.
Bën disa propozime konkrete për të përmirësuar imazhin e degës, produktet dhe mjetet e marketingut.
Përgjegjësitë në aspektin e Rezultateve të Biznesit dhe Zhvillimit të Portofolit
Siguron arritjen e Planit të Biznesit të miratuar nga Drejtori Ekzekutiv në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion.
Zbaton strategjinë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit, vlerat korporative dhe vendimet e marra nga SMT janë zbatuar menjëherë.
Monitoron nga afër treguesit kryesorë të performancës të degëve nën përgjegjësinë e tij / saj, propozon sa herë është e nevojshme zgjidhje për përmirësimin e performancës dhe ofron udhëzime dhe trajnim.
Monitoron që cilësia e shërbimeve të ofruara në Rrjetin e tij/ e saj është në përputhje me standardet institucionale
Monitoron dhe rishikon ritmin operacional të degës si dhe efektivitetin e orarit operativ të punës për të siguruar një maksimizim të efikasitetit dhe një optimizim të potencialit të biznesit në mënyrë që të përmirësojë konkurrencën.
Përgatit dhe bën propozime konkrete për Drejtorin e Departamentit të Biznesit në lidhje me planifikimin dhe rishikimin e Planit të Biznesit
Drejton Komitetet e Kredisë sipas nivelit të tij / saj të aprovimit dhe sipas procedurave në fuqi në institucion.
Përgjegjësitë në aspektin e Menaxhimit të Stafit
Mban takime të rregullta me Drejtorët e Degëve për të ndarë përvojat dhe për t’u ofruar atyre drejtim dhe udhëheqje.
Krijon një kulturë të performancës së lartë ndërmjet skuadrës së menaxhimit të degës.
Maksimizon performancën e Drejtorëve të Degëve dhe skuadrave të tyre duke identifikuar nevojat për zhvillim dhe për trajnim. Mëson, trajnon dhe mbështet Drejtorët e Degëve dhe punonjësit e tjerë të forcës shitëse.
Vazhdimisht shqyrton dhe mat aktivitetet e skuadrës kundrejt objektivave të tyre të performances.
Merr pjesë në procesin e rekrutimit për të gjithë punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj.
Planifikon numrin dhe strukturën e stafit në rajonin e tij / saj
Siguron që Drejtorët e Degëve të fokusohen dhe drejtojnë skuadrën nën përgjegjësinë e tyre për të dhënë rezultate të jashtëzakonshme.
Siguron që nën-performanca është adresuar shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme, duke u angazhuar me Drejtorët e Degëve për të adresuar dhe zgjidhur çështjet.
Siguron që punonjësit e talentuar të degëve të identifikohen dhe që ekzistojnë mundësitë për rritje.
Përgjegjësitë e tjera
Siguron për Drejtorin e Departamentit të Biznesit parashikime të sakta të shitjeve dhe raporte dhe përditësime javore dhe mujore sipas rastit.
Ndan të gjitha mesazhet/komunikimet e HO brenda rrjetit.
0 comments:
Post a Comment