Administrative Assistant
A.Përgjegjës për efektivitetin financiar të portalit
1.Asistenti administrativ udhëhiqet nga parimi i rentabilitetit dhe maksimizimit të fitimit. Ai është përgjegjës direkt për suksesin apo dështimin nga pikëpamja financiare të portalit dhe bashkëpërgjegjës (me redaktorin përgjegjës) për cilësinë e materialeve të publikuara.
2.Menaxhon, në bashkëpunim me ekonomisten, të gjitha shpenzimet dhe të ardhurat nga reklamat.
B.Përgjegjës për mbarrëvajtjen administrative të portalit
1.Ndjek dhe analizon ecurinë e portalit nga treguesit e shikueshmërisë (Google Analytics, Alexa.com, Facebook, Instagram, Twitter, Google+, Pinterest etj.)
2.Bashkëpunon me redaktorin përgjegjës në përzgjedhjen e temave të protalit, duke i përcjellë atij ndjeshmërinë dhe kërkesat e ndjekësve të faqes.
3.Mbikqyr punën e gazetarëve nga pikëpamja e organizimit dhe disiplinës.
4.Koordinon me efikasitet burimet njerëzore dhe gjithë infrastrukturës e nevojshme për realizimin e videorecetave. Mbikqyr procesin nga fillimi e deri në fund.
5.Organizon dhe mbikqyr axhendën e menaxherit të marketingut dhe shitjeve.
6.Jep ide për riorganizmin e portalit në mënyrë që ai t’i përshtatet sa më mirë kërkesave të ndjekësve, por edhe nga pikëpamja e marketingut, duke propozuar tema të reja, heqjen, zhvendosjen apo zëvendësimin e seksioneve ekzistuese me të tjera etj.
7.Përgjigjet për mbarrëvajtjen teknike të faqes dhe sigurinë nga ndërhyrje të jashtme.
8.Mbikqyr panelin e administrimit. Jep dhe anulon të drejta gazetarëve sipas propozimeve të redaktorit përgjegjës. Kujdeset që password-et që të jenë të sigurta.
9.Gjurmon në web faqe që shfrytëzojnë e përdorin pa leje materialet dhe videot e portalit dhe ndërmerr hapat e duhur legalë ose jo për ta ndaluar këtë fenomen.
C.Përgjegjës për marketingun e faqes.
1.Gjen mënyra efikase dhe ekonomike për marketimin e portalit me qëllim forcimin e imazhit dhe rritjen e numrit të ndjekësve, si atyre drejtpërdrejt në faqe, ashtu edhe nëpër rrjetet sociale të saj.
2.Organizon dhe mbikqyr menaxhimin e të gjitha faqeve në rrjetet sociale të portalit.
3.Gjen forma të zgjuara dhe elegante për të rritur interaktivitetin e përdoruesve të faqes nëpërmjet komunikimit direkt me ta në rrjetet sociale (pyetje, quiz-e, sontazhe etj.)
4.Propozon projekte ose aktivitete të natyrave të ndryshme, të organizuara vetë ose në bashkëpunim me palë të treta, për të rritur impaktin social të portalit në publik.
5.Mban kontakte me media të ndryshme për të mundësuar prezencën e portalit në emisione të ndryshme nëpërmjet përfaqësusve të vet, të cilët i cakton ai.
6.Ndjek performancën e faqeve konkurrente apo të ngjashme dhe nxjerr konkluzione për avantazhet dhe disavantazhet e portalit tonë në lidhje me to.
D.Përgjegjës për shitjen e hapësirave publicitare
1.Në bashkëpunim me designer-in, realizon materialin prezantues të faqes, i cili u dërgohet (prezantohet) reklamueseve potencialë nëpërmjet mënyrave të ndryshme.
2.Mbledh informacion, analizon dhe arshivon reklamues potencialë.
3.Mban kontakte të vazhdueshme me Agjensi Reklamash dhe i furnizon ato herë pas here me informacione të vlefshme mbi natyrën e faqes, temat që trajton, targetin e ndjekësve, risitë, ecurinë e saj, treguesit e shikueshmërisë etj.
4.Në bashkëpunim me menaxherin e marketingut dhe shitjeve, organizon takime me reklamuesit dhe përpiqet t’i bindë ata pse duhet të reklamojnë produktet apo shërbimet e tyre në faqen tonë.
5.Përgatit oferta të ndryshme për klientë të ndryshëm në varësi të pozicionit të reklamës në faqe, përmasave të saj, numrit të hapësirave të kërkuara si dhe kohëzgjatjes së reklamave.
6.Gjen me kosto të ulëta ose falas (në shkëmbim të reklamave me furnitorë të ndryshëm) lëndën e parë për përgatitjen e videorecetave.
7.Negocion, jep oferta dhe mbyll kontrata me firma që dëshirojnë të reklamojnë produktet e tyre në videorecetat e prodhuara në studion tonë të produksionit.
8.Jep ide për riorganizmim më të mirë dhe më efikas të reklamave në faqe.
9.Mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha firmat reklamuese dhe i informon ato vazhdimisht për shikushmërinë e reklamave të tyre, ecurinë e përgjithshme të faqes, rrjeteve sociale, ofertave të reja për hapësirat publicitare etj.
0 comments:
Post a Comment