Menaxher Departamenti
Detyra dhe Përgjegjësi:
– Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës dhe për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
– Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve;
– Njeh në mënyrë të shkëlqyer procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, etj;
– Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
– Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamentit;
– Monitoron performancën e punonjësve të departamentit, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve; përgatit planin e lejeve vjetore;
– Siguron rotacionin e duhur të produkteve dhe ndjek principin FIFO (First in, first out);
– Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon korrektësinë e etiketave të çmimëve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme;
– Përgjegjës për prezencën e çdo artikulli në departament;
– Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit; monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
– Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Drejtuesi I Sektorit/Menaxheri i Njësisë.
– Merr pjesë aktive në të gjithë projektet lidhur me aktivitetin operacional të Hipermarketit/Marketit;
– Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë.
0 comments:
Post a Comment