Specialist i Operacioneve te Sistemeve te Faturimit
Specialisti/ja i Operacioneve të Sistemeve të Faturimit raporton te Manaxheri i Sektorit perkates dhe detyra e tij/saj është të mirëmbajë sistemet e faturimit për Klientët me Parapagim dhe me kontratë dhe të kryejë proceset e duhura për të parandaluar problematikat në sisteme.
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës të:
• Të japë mbështetje për të gjithë sektorët e teknikës dhe biznesit për ofertat ekzistuese, ofertat e reja dhe paketat e ndryshme promocionale;
• Të japë zgjidhje për cdo problem të ngritur nga Departamenti i Kujdesit për Klientin, Shitjet apo Financa;
• Të japë mbështetje të plotë sektorëve të tjerë të teknikës VAS, Core, CRM, Zhvillimi i Sistemeve të Faturimit.
• Të japë zgjidhje për order-at e ngritur dhe problematikat që lidhen me to;
• Të kryejë provizionimin e ofertave për një numër të madh abonentësh, aktivizimin dhe caktivizimin e tyre në sistem;
• Të kuptojë ofertat, logjikën e paketave promocionale dhe ti kontrollojë dhe testojë ato;
• Të japë zgjidhje për problemet që mund të ketë midis platformave të faturimit dhe platformave të tjera;
• Të zgjidhë cështjet që lidhen me procesin e mbartjes së numrit;
• Të propozojë dhe zhvillojë procese të reja për përmirësimin e detyrave operacionale ditore;
• Të kryejë të tjera detyra sic i caktohen nga supervizori direkt.
0 comments:
Post a Comment