Menaxher/e Shitjesh
Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe dëshirën tuaj për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin: Menaxher/e Shitjesh.
Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve të saj Marketing 360 Gradë , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Realizuar objektivat e paracaktuar në vlerë monetare;
2. Realizuar objektivat e paracaktuar në lloje shërbimesh të ofruara.
Menaxheri i Shitjeve duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor), preferohet në shkencat Ekonomike ose Sociale dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi. Preferohet të ketë përvojë në Shitje në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu dhe të ketë njohje të mirë të Mediave Sociale dhe Marketingut Online.
0 comments:
Post a Comment