Recepsioniste ( F )
ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t’ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.
Për një klientin tonë, i cili është një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar:
Recepsioniste ( F )
Kërkesat për pozicionin:
1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë
2. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
3. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ( kusht kryesor për tu kualifikuar )
4. Njohuri shumë të mira të paketës Windoës Office Package (word, Excel, Power Point)
5. Mosha të jetë nga 22 vjec – 28 vjec
Detyrat kryesore:
1. organizon dhe kontrollon korrespondencën elektronike dhe telefonike,
2. përgatit axhendën e takimeve
3. organizon komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm duke dhënë informacionin e duhur
4. organizon blerjet dhe shpërndarjen e materialeve të ndryshme, si ato kancelarike, etj
Kompania ofron:
1- Kontratë të rregullt pune Paga: 30.000 leke netto.
*Puna është me kohë të plotë
Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën: [email protected]
Ju lutem shënoni tek subjekti: Recepsioniste ( F )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
0 comments:
Post a Comment