Monday, May 9, 2016

Manaxher i Marrëdhënieve me Biznesin e Vogël


Përgjegjësitë kryesore:

1.Analizon tregjet potenciale të kredisë për klientët SE në mënyrë që të identifikohen nevojat e mundshme dhe zhvillon një plan për të ardhmen;
2.Ndërton, mban dhe zhvillon bazën e të dhënave për klientët e ardhshëm SE dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikime të sakta;
3.Takohet me klientët potencialë SE për t’i informuar për produktet dhe kushtet tona të kredisë dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
4.Inicion, zhvillon dhe manaxhon marrëdhëniet me klientët SE të rinj dhe ekzistues;
5.Vlerëson rreziqet që lidhen me aplikimin e kredisë duke marrë parasysh karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe të tregut dhe informacionin për sektorin;
6.Inicion në mënyrë proaktive negociatat për shitjet për të arritur qëllimet individuale të shitjeve
7.Ofron këshillim financiar dhe shërbim cilësor ndaj klientit;
8.Analizon kapacitetin e aplikantit për të paguar kredinë dhe përcakton nëse një kredi përmban risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
9.Merr nga klientët SE të gjithë informacionin e nevojshëm sipas procedurave në fuqi në mënyrë që të lejojë marrjen e vendimeve të shëndosha në lidhje me miratimin e kredisë dhe trajton këto të dhëna sipas parimeve strikte të konfidencialitetit;
10.Regjistron në sistemin përkatës të gjithë informacionin në lidhje me klientët potencialë dhe ekzistues SE, në mënyrë që të lejojë një manaxhim të duhur të marrëdhënieve;
11.Zhvillon plane specifike për të ribërë biznes me klientët ekzistues SE dhe ndërmerr në vijimësi nisma të duhura ;
12.Azhornohet në lidhje me produktet e reja, procedurat, politikat, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
13.Ofron mbështetje të shpejtë ndaj kolegëve që kanë nën përgjegjësi manaxhimin e portofolit në risk;
14.Manaxhon marrëdhëniet me klientët, duke iu dhënë zgjidhje pyetjeve dhe ankesave të tyre;
15.Zhvillon dhe mirëmban ekspertizën në njohuritë për produktet;
16.Kryen gjetje të thelluara faktesh dhe analizash dhe sugjeron zgjidhje të mundshme për aplikantët SE;
17.Kryen verifikimet e kredisë, pas miratimit të Komitetit të Riskut, për kreditë.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved