Menaxher i Shitjeve me Shumice
Nën drejtimin e CEO, menaxhon linjen e distribucionit me shumice, brenda objektivave dhe afateve që i jane caktuar. Është përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e stafit te shitjeve me shumice prej 5-6 personash.
•Kontrollon veprimet e përditshme të stafit te shumices.
•Këshillon, trajnon, merr në punë, jep feedback për performancën dhe zhvillon Menaxheret e Shitjeve me Shumice në politikat dhe procedurat e operimit.
•Kontrollon zbatimin e duhur dhe ne kohe të porosive ditore te klienteve ditore si dhe ato me ngarkese te mevonshme.
•Analizon raporte mujore per shitjet, ofertat, ecurine e stafit, jep feedback tek Administratori.
•Nga vezhgimet apo analizat e tregut jep sugjerime per produktet qe shiten apo qe duhen zevendesuar.
•Merr masa per te ruajtur imazh te mire te kompanise, si rritja e standarteve të shërbimit ndaj distributoreve, kujdesi per nje ekspozim sa me te rregullt te artikujve tane ne ekspozitat e tyre.
•Jep sugjerimet për pushimin nga puna ose në marrjen në punë të stafit te shitjeve me shumice.
•Komunikon me Departamentin e Marketing-ut dhe siguron zbatimin e duhur të programeve tek dyqanet/ekspozitat e distributoreve (vendosje posterash, reklamime te ndryshme per ofertat, etj.)
•Identifikon zonat e mundësive te reja, si projekte, ndertime, etj. për rritjen e shitjeve dhe të përfitimit.
•Ben takime mujore te skeduluara me distributoret.
•Ben takime mujore per te diskutuar për shitjet, problematikat & trajnimet e nevojshme per stafin qe ka nen mbikeqyrje.
•Siguron përdorimin e dobishëm dhe motivimin e burimeve njerëzore si dhe sugjeron shperblime apo ndeshkime sipas situatave dhe ecurise se tyre.
•Kryen detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga instancat drejtuese/menaxhuese.
Menaxhimi/Planifikimi
Ka përgjegjësi direkte për menaxhimin e të gjithë rrjetit me shumice.
0 comments:
Post a Comment