Monday, May 30, 2016

Specialist i Lartë i Tarifimit të Klientëve me Kontratë


Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

•Krijimin e tarifave, ofertave/produkteve të reja për bazën e abonentëve me pas pagesë duke nisur që nga gjenerimi i ideve, analiza paraprake, përgatitja e manualeve apo formave specifike, ndjekja gjatë implementimit, testimi para hedhjes në treg, trajnimi dhe koordinimi me departamentet përkatëse dhe monitorimi pas hedhjes në treg.
•Monitorimi dhe analizimi i ofertave te reja te operatoreve te tjerë për sektorin e klientëve me kontrate ne baze ditore; krahasimi i avantazheve dhe disavantazheve.
•Përgatitje raportesh ne baze mujore për KPI kryesore qe masin trafikun dhe te ardhurat e gjeneruara çdo muaj, krahasimi me muajt e mëparshëm dhe me buxhetin për atë hark kohor.
•Analizim dhe monitorim i detajuar për Paketat Kryesore qe u bashkëngjiten Planeve tarifore me kontrate, për matjen te sjelljes se abonentit mbi trafikun e kryer brenda paketës specifike. Modifikimi, rregullimi ne kohe i produkteve, ofertave dhe promocioneve ekzistuese.
•Asistim ne përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për bazën e klientëve me kontrate duke parashikuar te ardhurat dhe kostot bazuar ne performancen e muajve te kaluar, supozimeve dhe parametrave te paracaktuar.
•Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved