Drejtor Rajonal Shitjesh
Drejtori Rajonal i Shitjeve është një person energjik i cili ka në fokus promovimin, shitjen e produkteteve duke rritur portofolin egzistues të kompanisë si dhe menaxhimin me kujdes të klientëve duke ruajtur standartet e larta të krijuara nga kompania.
– Identifikon dhe organizon takime me klientë të rinj, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre dhe
përmbushjen e objektivave të shitjes të përcaktuara në planin e shitjesh.
– Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
– Planifikon dhe realizon plane konkrete për të arritur objektivat e shitjes së përcaktuar nga kompania;
– Kryen studime tregu në zona të ndryshme të vendit, analizon konkurencën, produktet dhe çmimet.
– Kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të krijuara nga kompania;
– Harton raporte të detajuara brenda afateve të dhëna dhe sipas formateve dhe procedurave të kërkuara.
0 comments:
Post a Comment