Takime të Hapura – Programi Bankierët e Rinj, 05 Prill 2016
Takime të Hapura – Mundësi Punësimi në ProCredit Bank, Programi Bankierët e Rinj, 05 Prill 2016
Programi Bankierët e Rinj është një program punësimi për profesionistët e kualifikuar dhe të sapodiplomuarit në universitete apo institucione të tjera të larta arsimore, pavarësisht nga fusha e tyre e studimit. Ky program është mundësia e vetme e hyrjes në Bankën ProCredit. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e këtij programi, mësoni më shumë për të dhe bankën ProCredit nëpërmjet pjesëmarrjes në takimin e hapur si dhe dokumentarit: Programi Bankierët e Rinj.
Si një punëdhënës i përgjegjshëm, ProCredit Bank siguron dhënien e informacionit të detajuar për të gjithë ju që jeni të interesuar të punoni me ne. Për të realizuar këtë proçes, ne kemi organizuar takime të hapura të quajtura: Mundësi Punësimi në të cilat prezantojmë proçesin tonë të rekrutimit dhe Programin Bankierët e Rinj, prandaj nuk është e nevojshme të aplikoni përpara se të merrni pjesë në këto takime.
Ju do të keni mundësi të takoheni dhe të flisni me përfaqësuesit e Burimeve Njerëzore në takimet e hapura, të cilat zhvillohen çdo muaj, si më poshtë:
Vendi: Tiranë (ProCredit Bank Liceu)
Data: Takimi i rradhës 05 Prill 2016
Adresa: Rr. “Ismail Qemali” pranë Liceut Artistik, Tiranë
Oraret: Takimi i parë në orën 14:00-15:00 dhe Takimi i dytë në orën 16:00-17:00
Konfirmim pjesëmarrje: Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në Takimin e Hapur, datë 05 Prill 2016, ju lutemi shkruani në adresën [email protected] duke specifikuar edhe orarin e pjesëmarrjes.
Ne ju ftojmë të lexoni më shumë në faqen www.procreditbank.com.al
0 comments:
Post a Comment