Menaxher Shitjesh per Reviste Online
Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe aftësitë tuaja shkruese dhe promovuese mund ti vini në zbatim në pozicionin: Menaxher/e Shitjesh
Klienti ynë, e para dhe e vetmja revistë informative-kulturore e cila informon paraprakisht artdashësit për aktivitetet dhe ngjarjet kulturore që organizohen në Tiranë e më gjerë, në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe kërkesat e lexuesve, është në kërkim të një personi energjik që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Marketuar, promovuar dhe shitur hapësirat reklamuese të Revistës Online;
2. Promovuar dhe marketuar Revistën (krijimi i Brand-it);
3. Rritur në mënyre te ndjeshme numrin e klientëve te rinj.
Kandidatët duhet të ketë përvojë të mëparshme në Shitje në sektorin e shërbimeve, preferohet në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu, ku të ketë shfaqur aftësi shumë të mira komunikimi, njohje të mirë të Mediave Sociale dhe Marketingut Online dhe zotërimin e një rrjeti të konsoliduar kontaktesh. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor), përbën avantazh nëse studimet janë kryer në shkencat Ekonomike ose Sociale.
0 comments:
Post a Comment