Monday, January 4, 2016

Drejtor Finance




Shoqeria“ Agikons” sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon:

Drejtor Finance


Të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të kompanisë. Të sigurojë udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, planifikimin e biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimit të kompanisë


Detyrat/ Pergjegjesite


 Planifikon, organizon, kontrollon, dhe vlerëson punën e personelit të finances. Përcakton kërkesat e performancës dhe objektivat e zhvillimit personal.
 Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat.
 Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arketimeve.
 Pergatit listën e pagave.
 Menaxhon dhe merr pjesë në sigurimin e operacioneve të kontabilitetit ne sistemin kompjuterike.
 Merr pjese ne prokurimin dhe miratimin e blerjeve.
 Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur.
 Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë.
 Drejton përgatitjen e raporteve financiare, të tilla si deklaratat e të ardhurave, bilancet, dhe analiza e të ardhurave ose të shpenzimeve të ardhshme, që përmbledhin dhe parashikimin e gjendjes financiare të organizatës. Përgatit raporte të veçanta që kërkohen nga autoritetet rregullative.
 Mbikëqyrë investimin e fondeve, menaxhon rreziqet që lidhen, mbikëqyre aktivitetet e menaxhimit të parave të gatshme, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës.
 Mbikëqyr të gjitha funksionet të Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetore financiare të kompanisë.


Kualifikime/ Kërkesa:


Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne Fakultetin e Ekonomise
Te kete ekpsperience pune mbi 5 vjet.
Te njohe programet baze te paketes Microsoft Office, Finance 5 dhe Alfa
Te njohe shume mire dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit ne lidhje me fushen perkatese.
Te kete njohuri te Gjuhes Angleze
Te kete kapacitete te zgjidhjes se problemeve me pergjegjesi dhe efektivitet.


Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne : [email protected] ose te telefonojne ne numrin 0672064402



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved