Inxhinier Ndërtimi/ Arkitekt/ Prishtine
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
a) Detyre kryesore e të punësuarit do të jetë Themelimi i Departamentit të Ndërtimit në Bp Home, i cili do të profilizohet si në vijim:
•Sektori i Projektimit / Arkitekturë dhe Urbanizëm / Arkitekturë e brendshme
•Do të bashkëpunojë ngushtë dhe profesionalisht me organet komunale, gjegjësisht departamentin e urbanizmit dhe kadastrit.
•Sektori i Menaxhimit / Mbikëqyrja apo Operativa dhe Përllogaritja e Projekteve (kostoja e realizimit)
•Sektori i Analizës Arkitektonike / Analizimi i Zonave dhe Tërësive Urbane / Analizimi i objekteve me karakter të ndryshëm në kuadër të zonave
•Sektori i Marketingut / Përgatitja e projekteve të ndryshme për futjen e tyre ne bazën e të dhënave (WEB)
b)Detyrat tjera të rregullta të të punësuarit, përfshijnë:
•Analizimin e plotëve për ndërtim sipas koeficientëve përkatës, për nevojat e kompanisë;
•Analizimi dhe dhënia e opinioneve profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
•Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e konsulencës për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj.
•Planifikimin dhe mbikëqyrjen e te gjitha punëve ndërtimore të cilat i realizon kompania;
c)Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori.
0 comments:
Post a Comment