Menaxher/e Shitjesh për Rajonet : Shkodër, Durrës, Vlorë.
Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve mund ta vini në zbatim në pozicionin:
Menaxher/e Shitjesh për Rajonet : Shkodër, Durrës, Vlorë.
Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve të saj Marketing 360 , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të TRE personave energjik dhe ambicioz që do të kontribuojnë në përmbushjen e këtij misioni në zonat përkatëse: Shkodër, Durrës, Vlorë.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Rritur në mënyre të ndjeshme numrin e kontratave dhe të ardhurave për shërbimet online qe ofron Kompania;
2. Ndërtuar data-bazën për bizneset e zonës të përcaktuar;
3. Raportuar pranë zyrave qendrore në Tiranë.
Menaxheri i Shitjeve duhet të ketë përfunduar arsimin e lartë (bachelor), preferohet në shkencat Ekonomike ose Sociale dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi. Preferohet të ketë përvojë në Shitje në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu. Kandidatët duhet të jenë banues të një prej qyteteve: Shkodër, Durrës, Vlorë, dhe duhet të zotërojnë mjet transporti (Kompania mbulon kostot e karburantit dhe amortizimit).
Aplikoni tek [email protected] me CV-në tuaj bashkangjitur.
0 comments:
Post a Comment