Menaxher Projekti
Eksperiencën tuaj në menaxhimin e projekteve dhe dëshirën tuaj për të bërë karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin:
Menaxher Projekti
Klienti ynë është një nga Agjencitë Publicitare më të mirënjohura në Shqipëri, e cila i ofron klientëve të saj Marketing 360 Gradë nëpërmjet studimeve të tregut, publicitetit, ideimit, dizenjimit dhe krijimit të brandit.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Menaxhuar me eficence dhe efikasitet projektin.
2. Rritur ndjeshem nivelin e të ardhurave dhe normën e fitimit.
Kandidatët duhet të kenë përvojë në menaxhim projektesh, preferohet në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu, ku të ketë shfaqur aftësi shumë të mira analitike dhe komunikuese si dhe zotërimin e gjuhëve të huaja, veçanërisht gjuhën italiane dhe angleze. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor). Përbën avantazh nëse studimet janë kryer në shkencat Ekonomike, të Komunikimit ose Marketing-ut, dhe zotërimi shumë i mirë i programeve Excel dhe PPT.
0 comments:
Post a Comment