Menaxher/e Burimesh Njerëzore
Funksionet bazë:
Interpreton, ndjek dhe zbaton Procedurat & Politikat e miratuara të BNJ duke i dhenë punonjësit asistencen e nevojshme. Siguron që kompania nga pikepamja e respektimit të rregullave, të funksionojë mbeshtetur në Legjislacionin Shqiptar, Kodin e Punës si dhe në Procedurat e miratuara të BNJ të Grupit (dhe kompanise).
Përgjegjësitë kryesore:
• Drejton proçedurat bazë të BNj të kompanise në administrimin e informacionit mbi punonjesit, rekrutimin si dhe zhvillimin dhe kuadrin e karrieres se punonjesve
• Përgatit dhe drejton planin e rekrutimit
• Ndjek procesin e lidhjes se kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe proëedurat të brendëshme të kompanisë në perputhshmeri me afatët dhe ligjet në kodin e punës.
• Perpilon, ndjek dhe sigurohet qe administrimi I dosjeve të personelit të jetë I plotë dhe në cilesi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kerkuara (sipas kodit të punës) të dosjes personale të punonjesve.
• Ndjek procesin me plotësimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme per cdo punonjes në kompani qe të perdormoje në pozicionin e tij të punës
• Drejton politikat e BNj duke zbatuar, interpretuar, monitoruar, aplikimin e tyre dhe komunikon me Menxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore Balfin me qellim zbatimin e politikave në menyren e duhur.
• Nderton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera qe i janë caktuar Dep. të BNj
• Përgatit Borderonë e punonjësve dhe Listpagesën e Sig. Shoqërore
• Mban marrëdheniet me organet tatimore dhe me organet e pushtetit lokal (zyra e punës) duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj
• Përfaqëson interesin e kompanisë në takimet me të tretët.
• Asiston punonjësit per problematika të ndryshme
• Percakton se bashku me Menaxhet e Departamenteve dhe administron nevojat per trajnim per punonjesit e kompanise
• Ndjek Panairet e punësimit me qëllim tërheqjen e elementëve dhe praktikave interesante për kompaninë
• Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e de[artamenteve në qëllimin për përmirësimin e klimës së punës dhe sigurimin e performances se punonjësve të kompanisë
• Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit .
0 comments:
Post a Comment