Menaxher/e Shitjesh për ExpoCity
Agjencia e Punësimit “Profesionisti” kërkon të punësojë për klientin e saj ExpoCity Albania, një Menaxher/e Shitjesh.
Përshkrim I Përgjithshëm
Menaxheri i Shitjeve është një person energjik dhe i orientuar ndaj rezultatit, i cili ka në fokus identifikimin e klientëve sipas tematikave të Panaireve të organizuar nga “ExpoCity”. Menaxheri i Shitjeve promovon, realizon shitjen e shërbimeve dhe menaxhon me profesionalizëm klientët duke ruajtur standartet e larta të krijuara nga kompania.
Përgjegjësitë Kryesore
• Identifikon dhe organizon takime me klientë ekzistues, potencial dhe të rinj, me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara.
• Planifikon dhe realizon plane konkrete për të arritur objektivat e shitjes së përcaktuar nga kompania;
• Prezanton projektet e kompanisë tek klientë të ndryshëm me qëllim pjesëmarrjen e tyre në Panair/e.
• Kujdeset në mënyrë të detajuar për respektimin e standarteve të krijuara nga kompania;
• Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
• Raporton tek Drejtori i Shitjeve në mënyrë verbale dhe me shkrim për nevojat e klientëve, problemet, interesat dhe potencialin e tyre për shërbime të reja.
Kualifikimet Dhe Aftësitë
• Të ketë një rrjet të konsoliduar kontaktesh të bizneseve;
• Të ketë aftësi shumë të mira bindëse dhe negociuese;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi prezantimi dhe promovimi;
• Të jetë ndjehet komod në promovimin dhe shitjet në terren;
• Të jetë fleksibël kur është i nevojshëm;
• Të ketë aftësi organizuese dhe koordinuese;
• Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjeve ose Marketingut përbëjnë avantazh;
0 comments:
Post a Comment