Graphic Designer
Eksperiencën tuaj në Graphic Design dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin: Graphic Designer
Klienti ynë, një nga Agjencitë Publicitare më të mirënjohura në Shqipëri, e cila i ofron klientëve të saj Marketing 360 nëpërmjet studimeve të tregut, publicitetit, ideimit, dizenjimit dhe krijimit të brandit, është në kërkim të një personi kreativ dhe të përkushtuar që do të kontribuoj në përmbushjen e misionit të saj.
Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:
1. Duke krijuar dhe prezantuar kreativa të ndryshme publicitare në kohën dhe cilësinë e kërkuar;
2. Garantuar saktësinë e materialeve të prodhuara në nivel përputhshmërie me kërkesat e Menaxherit të Projektit në anën konceptuale dhe vizuale;
Kandidatët duhet të ketë përvojë të mëparshme si Graphic Designer, preferohet në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu, të provuar nëpërmjet një portofoli punësh. Gjithashtu, duhet të kenë aftësi të forta kompjuterike në programet Paketa Adobe (Indesign, Photoshop, Illustrator, Acrobat), përbën avantazh njohuria e programeve shtesë të Adobe (Aftereffects dhe Flash), soft-et 3D (3D Max, Scetchup) si edhe gjuhët e huaja (Anglisht dhe Italisht). Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor), përbën avantazh nëse studimet janë kryer në Shkenca Design-i, Akademia e Arteve ose Arkitekturë.
0 comments:
Post a Comment