Saturday, November 28, 2015

Menaxher/e Rajonal Shitjesh


Eksperiencën tuaj në Shitje në sektorin e Shërbimeve dhe dëshirën tuaj për t’u Promovuar dhe për të bërë Karrierë mund ta vini në zbatim në pozicionin: Menaxher/e Rajonal Shitjesh.

Klienti ynë, një nga Agjencitë Mediatike më të mirënjohura në Shqipëri, e cila ju ofron klientëve te saj Marketing 360 Gradë , në përpjekje të vazhdueshme për të ofruar shërbime cilësore në të njëjtin hap me zhvillimet e teknologjisë dhe të marketingut, është në kërkim të një personi energjik dhe ambicioz që do të kontribuoj në përmbushjen e këtij misioni.


Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja duke:


1. Rritur në mënyre të ndjeshme të numrit të kontratave për shërbimet online qe ofron Kompania;
2. Rritur të ardhurat për shërbimet online te Kompanisë;
3. Ndërtuar data-bazën për bizneset e zonës të përcaktuar;


Kandidatët duhet të ketë përvojë të mëparshme në Shitje në sektorin e shërbimeve, preferohet në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu, ku të ketë shfaqur aftësi shumë të mira komunikimi, orientim ndaj rezultatit dhe zotërimin e një portofoli të pasur klientësh. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor), përbën avantazh nëse studimet janë kryer në shkencat Ekonomike ose Sociale.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved