Saturday, November 28, 2015

Menaxher Shitjesh për Agjenci Publicitare


Dëshironi të jeni pjesë e një kompanie publicitare

dhe të shpalosni aftësitë tuaja shitëse ?

Ju ofrojmë një mundësi për zhvillimin e karrierës tuaj profesionale!


Menaxher Shitjesh për Agjenci Publicitare


Klienti ynë është një nga Agjencitë Publicitare më të mirënjohura në Shqipëri, e cila i ofron klientëve të saj Marketing 360 Gradë nëpërmjet studimeve të tregut, publicitetit, ideimit, dizenjimit dhe krijimit të brandit.


Ky pozicion ju ofron mundësinë që të shpalosni aftësitë tuaja shitëse duke rritur në mënyre të ndjeshme numrin e klientëve si dhe të të ardhurave vjetore.
Kandidatët duhet të ketë përvojë në shitje në sektorin e shërbimeve, preferohet në kompani mediatike, publiciteti ose marketingu, ku të ketë shfaqur aftësi shumë të mira shitëse dhe komunikuese si dhe zotërimin e një portofoli të pasur klientësh me biznese të mëdhenj ose të mesëm. Të ketë përfunduar arsimin e lartë (mjafton bachelor), Përbën avantazh nëse studimet janë kryer në shkencat Ekonomike, Komunikimit ose Marketing-ut dhe zotërimi i gjuhëve të huaja, veçanërisht gjuha italiane dhe angleze.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved