Friday, December 11, 2015

Menaxher Financiar dhe Marketingu


Detyrat dhe aktiviteti kryesor i Menaxherit Financiar dhe të Marketingut ne Pets & Partners janë:

•Organizon operacionet e zyrës dhe procedurat e nevojshme, përgatit payroll-et, kontrollon korrespondencën, krijon/përmirëson sistemin e dosjeve/arkivave, shqyrton dhe miraton furnizimet, cakton dhe monitoron funksione të zyrës;
•Pergatit dhe zbaton planin e marketingut;
•Përdor softwere në lidhje me zyrën, përfshirë email, spreadsheets dhe databaza,
•Menaxhon sistemim e regjistrimit të dosjeve dhe klientëve dhe kryen detyrimet ligjore financiare dhe administrative;
•Zhvillon dhe implementon sisteme të reja administrative, si psh menaxhimi i të dhënave,
•Menaxhon shpenzimet e zyrës dhe buxhetin,
•Informon Administratorin duke kontrolluar dhe analizuar raporte speciale, përmbledh informacionin, identifikon trendet financiare dhe ndjek rezultatet,
•Arrin objektivat financiare dhe përgatit buxhetin ditor, javor, mujor dhe vjetor, skedulon shpenzimet, analizon mospërputhjet dhe ndërmerr nisma korrigjuese, dhe bën parashikime buxhetore dhe ekonomike strategjike për biznesin;
•Ndihmon në respektimin dhe amendimin e planit të biznesit;
•Bashkëpunon me zyrën e financës në lidhje me dokumentacionet e nevojshme,
•Bën furnizimet dhe merret drejtpërdrejtë me palët e treta në funksionimin financiar të biznesit;
•Organizon shpërndarjen dhe mban të dhënat për furinizimet e artikujve të kompanisë dhe pajisjeve dhe sendeve të tjera;
•Organizon rekrutimin e stafit te ri, merret me trajnimin dhe udhëheqjen e tyre,
• Menaxhon performancën e stafit, kërkesat e tyre dhe merr masat e nevojshme disiplinore;
•Delegon detyrat tek stafi dhe menaxhon ecurinë e tyre,
•Promovon zhvillimin e stafit dhe trajnimet,
•Implementon dhe promovon politikat e institucionit,
•Raporton tek Administratori dhe bën prezantime të ndryshme në lidhje me cështje dhe mbarëvajtjen e kompanisë;
•I përgjigjet kërkesave të klienteve kur është e nevojshme,
• Kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve,
•Menaxhon median sociale dhe mban korrespondencën online;
•Ruan komunikimin gjatë të gjithë kohës me stafin.


Aftësitë menaxheriale dhe kualifikimet:


Menaxhimi i furnizimeve dhe mirembajtja e inventareve, informimi i te tjereve/stafi/drejtori, ndjekja e shpenzimeve ne buxhet, delegimi, kujdesi ndaj stafit, menaxhimi i proceseve, supervizimi, zhvillimi i standarteve, promovimi i procesit te permiresimit, kontrolli i inventareve, aftesite e raportimit.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved