Friday, August 12, 2016

Teknik Elektronik


Përmbledhja e Pozicionit:
Tekniku Elektrik / Elektronik në dep. Teknik në Qendër Tregtare është përgjegjës për kontrollin e sistemeve elektrike si dhe mirëmbatjen e këtyre sistemeve. Raporton tek përgjegjësi i Turnit / supervizori i turnit dhe Menaxheri i Dep. për gjendjen teknike të sistemeve.

Detyra dhe Përgjegjësi :
•Eshtë përgjegjës për sistemet elektrike që përfshijnë Panelet kryesore të Tensionit të Ulët dhe të Mesëm,
• Kontrollon gjëndjen e gjeneratorëve, gjëndjen e depozitës së naftës, panelet përkatëse.
•Kontrollon nivelin e naftës në gjenerator dhe bën rimbushjen e tij nëse është e nevojshme.
•Inspekton dhomën e paisjeve elektrike / elektronike dhe panelet për ndonjë anomaly
• Kontrollon llampat dhe transformatorët e llampave dhe bën zëvendësimin e tyre.
•Eshtë përgjegjës për matjen dhe kontrollin e parametrave elektrike në panelet kryesore dhe dytësoretë shpërndarjes dhe njofton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
•Kontrollon sistemin për fikjen e zjarrit, sistemin sprinkler, alarmin kundra vjedhjes dhe njofton supervizorin nëse është e nevojshme.
•Kontrollon dhe drejton pjesët elektrike & elektronike të komandimit të sistemeve BMS, sistemit të zjarrit, sistemit të telefonisë, sistemit kundër-vjedhjes, pompat e sistemit sprinkler + hidrant, panelet e komandimit të sistemit HVAC & ventilimit, sistemit CCTV dhe sistemit elektrik.
•Kontrollon sistemin UPS nëse funksionon në rregull.
•Eshtë përgjegjës për gjithë punët elektrike / elektronike në qendër dhe dyqanet e tjera të kontraktuara nën përgjegjësinë e departamentit të mirëmbajtjes dhe njofton supervizorin për gjërat e nevojshme.
•Drejton sistemin e ndezjes /fikjes së gjithë dritave të qendrës në bazë të orarit të përcaktuar,
12.Kontrollon aparturat nëse punojnë dhe ndizen në kohë nëpërmjet kontrollit me sistemin BMS & timer.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved