Monday, August 8, 2016

Staf Akademik


Në bazë të ligjit për arsim të lartë të Republikës së Kosovës, nr. 04/L-037 dhe nenit 24 paragrafi 2, të Statutit të Kolegjit Universum, Këshilli Drejtues i Kolegjit Universum, shpall:

KONKURS


Për plotësimin e stafit të rregullt akademik dhe administrativ për vitin akademik 2016/2017 në këto pozita:


1.Profesor Asistent/Asociuar në lëndët Gjuhë / Letërsi Angleze
2.Profesor Asistent/Asociuar në lëndën e Matematikës dhe Statistikës
3.Profesor Asistent/Asociuar në Shkenca Kompjuterike
4.Profesor Asistent/Asociuar në lëndët e Ekonomisë / Financave / Menaxhmentit / Marketingut
5.Profesor Asistent/Asociuar në Administrim Publik, Shkenca Politike / Marrëdhënie Ndërkombëtare
6.Profesor Asistent/Asociuar në lëndët e Juridikut
7.Profesor Asistent/Asociuar në Infermeri dhe Shkenca Mjekësore
8.Profesor Asistent/Asociuar në Arkitekturë dhe Dizajn Enterieri
9.Profesor Asistent/Asociuar në Komunikim dhe Media
10.Profesor Asistent/Asociuar në Menaxhim Turizmi
11.Profesor Asistent/Asociuar në Menaxhim në Arsim
12.Profesor Asistent/Asociuar në Menaxhim në Shëndetësi


Kriteret:
Për pozitat 1-12, kandidati duhet të ketë të përfunduar doktoraturën, ndërsa për pozitat 13-14 kandidati duhet të ketë të për funduar së paku studimet Master dhe përvojë në ligjërim dhe administrim të programeve.


Dokumentacioni për konkurrim përbëhët nga:
CV,
Diplomat e Doktoratës, Magjistraturës/Masterit dhe Fakultetit
Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
Vendimi mbi nostrifikim te diplomave (nëse ekziston)
Model sillabusi të ndonjë lënde të ligjëruar (nëse keni përvojë në ligjërim)


Dokumentacionin e kompletuar e dërgoni në [email protected] dhe specifikoni në subjekt grupin e lëndëve për të cilin aplikoni. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit dhe ata të listës së ngushtë, do të ftohen për intervistë. Afati i fundit për aplikim, 2 Shtator, 2016.



Source link



0 comments:

Post a Comment

Copyright © 2014 Jobs in Albania 2016 - Latest Job vacancies in Albania All Right Reserved