Supervizor/e Shitjesh
Supervizor/e Shitjesh
Agjencia e Punësimit “Profesionisti” kërkon të punësojë për klientin e saj, një prej kompanive më të mëdha të distribucionit të produkteve të Çajit dhe Kafes në Shqipëri, një Supervizor/e Shitjesh.
Përshkrim i Përgjithshëm
Supervizori i Shitjeve është një person energjik dhe i orientuar ndaj rezultatit, i cili ka në fokus promovimin dhe shitjen e produkteve si dhe menaxhimin me profesionalizëm të klientëve duke ruajtur standardet e larta të krijuara nga kompania.
Përgjegjësitë Kryesore
• Identifikimi dhe takimi me klientë ekzistues, potencial dhe të rinj, me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara;
• Promovimi dhe shitja e produkteve të Kompanisë (të tilla si: Çaj, Cappuccino, Çokollatë e nxehtë dhe Kakao);
• Kujdesi deri në detaj ndaj respektimit të standardeve të Merchandising të Kompanisë;
• Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët e Kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
• Ndërtimi dhe plotësimi i detajuar i databazës për pikat e shitjes;
• Hartimi i raporteve të detajuara sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.
Kualifikimet Dhe Aftësitë
• Preferohet të ketë përvojë të mëparshme në shitje në sektorin FMCG;
• Të ndjehet komod/e me promovimin dhe shitjet në terren;
• Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në Menaxhim ose shkencat Ekonomike;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese dhe promovuese;
• Të zotërojë leje për drejtim mjeti, Klasi B.
Aplikoni tek [email protected] me CV-në tuaj bashkangjitur
0 comments:
Post a Comment