Menaxhere Marketingu
Agjencia e Punësimit “Profesionisti” kërkon të punësojë për klientin e saj, një prej kompanive më të mirënjohura të distribucionit të produkteve të Xhelit Profesional për Thonj në Shqipëri, një Menaxhere Marketingu.
Përshkrim i Përgjithshëm
Menaxherja e Marketingut është një person energjik dhe i orientuar ndaj rezultatit, e cila ka në fokus promovimin dhe shitjen e produkteve si dhe menaxhimin me profesionalizëm të klientëve duke ruajtur standardet e larta të krijuara nga kompania.
Përgjegjësitë Kryesore
•Identifikimi dhe takimi me klientë ekzistues, potencial dhe të rinj, me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara;
•Promovimi dhe shitja e produkteve (Xhel Profesional për Thonj);
•Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me klientët, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit;
•Ndërtimi dhe plotësimi i detajuar i databazës për pikat e shitjes;
•Hartimi i raporteve sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.
Kualifikimet Dhe Aftësitë
•Preferohet të ketë përvojë të mëparshme në shitje të produkteve të ngjashme;
•Të ketë aftësi të forta në marketing dhe shitje;
•Të ketë aftësi shumë të mira promovuese, organizuese dhe koordinuese;
•Të ketë aftësi të përshtatet dhe të punojë në grup;
•Të zotërojë mirë gjuhën Angleze;
•Të njohë shumë mire paketën Microsoft Office;
•Të zotërojë leje për drejtim mjeti, Klasi B.
0 comments:
Post a Comment